CMD Universiteti

 

Cmd Universiteti -  është program modern për menaxhimin e universitetit. Është punuar me ekspertë të fushës universitare prandaj është tejet voluminoz dhe mundëson kryerjën e të gjitha punëve në universitet që nga regjistrimi i studentit e deri tek paraqitja online e provimeve nga vet studentët. 

Lehtëson punën e administratës, shmang tollovitë, eleminon gabimet, ofron shërbime efikase për student, krijon imazh të mirë për universitetin

Pakoja  “CMD Universiteti”  është bërë në pajtim me Deklaratën së Bolonjës, kërkesat e Ministrisë së Arsimit dhe Agjensionit për Akreditim.

 

z-Financa

z-Financa - është softwar I kompletuar I financave dhe  kontabilitetit që ndihmon në menaxhimin e të gjitha aspekteve të biznesit tuaj.

Ofron të gjitha modulet për të menaxhuar një biznesi si:

-Klientët dhe shitjet

-Furnitrorët dhe blerjet

-Inventari

-Puntorët dhe pagesat

-Tatimet dhe taksat

-Format zyrtare për raportim

 

CMD e-Learning

CMD e-Learning -  paraqet një teknologji të avancuar të komunikimit midis universitetit dhe studentëve.

Ky software mundëson mësimin në distancë,  mundëson  komunikimin midis profesorëve e studentëve, transmetimi direkt të ligjeratave, kuizet etj.

Në fakt Cmd e-learning është një universitet virtual.

Ky software gjithashtu mund të përdoret për trajnime nga kompanitë e ndryshme. 

CMD Restaurant

CMD restaurant - Regjistrimi i porosive nga kamerierët mund të bëhet në kompjuter të zakonshëm me monitor touch screen. 

Sistemi lejon regjistrimin dhe menaxhimin e kamerierëve dhe të detajeve të tyre të regjistrimit si edhe pajisjen e tyre me kartë magnetike çka shërben për identifikimin e tyre në program. 

Përdoruesi i autorizuar mund të përcaktojë kategoritë e çmimeve dhe përqindjet e zbritjes përkatëse për kategoritë e ndryshme të klientëve p.sh. për miqtë, për klientët e zakonshëm etj. Gjithashtu përdoruesi i  autorizuar lejohet

CMD Hotel

Cmd hotel - është program i menaxhimit të hoteleve me shumë terminale. Programi është i organizuar në disa sektorë sipas funksioneve që ata kryejnë.     Të gjithë sektorët janë të lidhur në rrjet mes veti dhe komandohen nga një kompjuter qëndror.

Përparësia e këtij programi në raport me të tjerët është se Cmd hotel mundëson menaxhimin e integruar të tërë hotelit, jo vetëm recepsionit.

Nuk keni nevojë të përdorni program për menaxhimin e puntorëve, program për restaurant, për recepsion, për depo sepse këtu janë të inkorporuara të gjitha në një vend.